Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikata e Policisë dënon sulmet e qytetarëve ndaj pjesëtarëve të saj

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar sulmet e fundit ndaj zyrtarëve policor në vend.

Përmes një komunikate për media, Sindikata ka thënë se sulme këto sa vijnë e shtohen dhe në asnjë mënyrë nuk guxojnë të ndodhin e aq më pak nga qytetarët.

“Andaj ne si Sindikatë e Policisë së Kosovës jemi në mbrojtje dhe përkrahjen të zyrtarëve policorë për mirëqenien, sigurinë dhe të drejtën e tyre dënojmë ashpër, sulmet e fundit që janë bërë në drejtim të çdo zyrtari policorë, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që sa më shpejtë t'i japin epilog këtij rasti dhe rasteve tjera që kishin si objekt sulmin ndaj Policisë së vendit. Sepse jemi ne, Policia e Kosovës të parët në luftimin e çfarëdo të keqe që i kanoset dhe i ndodh qytetarit dhe vendit tonë, andaj presim mbështetje e jo sulme”, thuhet në njoftim.

Sindikata thotë se në vazhdimësi kanë parashtruar kërkesa te institucionet për të përmirësuar dinjitetin dhe mirëqenien e çdo zyrtari policor, e tash sipas tyre, duhet të reagojnë për sulmet që iu vijnë nga qytetarët.

“Kështu që edhe njëherë dënojmë fuqishëm sulmet e çdo pjesëtari të Policisë dhe kërkojmë që Policia e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër kriminalitetit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik për shëndetin e tyre që po bënë për më shumë se një vit kundër Pandemisë COVID–19”, thuhet në njoftim.