Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmet ndaj zyrtarë policorë gjatë së premtes në tre komunat veriore – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok – aty ku autoritetet asistuan që kryetarët të hynë në objektet komunale.
Por Policia u përball me shok-bomba e të shtëna armësh nga protestuesit, ku mbetën të lënduar lehtë pesë zyrtarë policorë.
“Sot me datë 26.05.2023, Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, në veri të vendit janë sulmuar me mjete të ndryshme të rrezikshme nga grupe kriminale të organizuara me që rast kanë pësuar lëndime pesë zyrtarë policorë si dhe janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e tyre. Sindikata e Policisë së Kosovës është e brengosur për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policorë të cilët pësuan lëndime e të cilëve ju dëshiron shërim të shpejtë”, thuhet në reagim.
Sindikata ka thënë se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik.
“Përherë mirënjohës zyrtarëve policor”, thuhet ndër të tjera në reagim.
-
Policia: Pesë të arrestuar e disa të lënduar në veri
-
Policia për veriun: Situata tani është qetësuar
-
Pesë policë të lënduar e katër automjete të dëmtuara nga incidentet në veri
-
Policia për gjendjen në veri: Stabile, por janë bërë dëme të konsiderueshme materiale
-
Tre policë në veri sulmohen nga persona të panjohur