Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në Rubikon të KTV-së ka thënë se mbi projektin BOREA ka pasur transparencë të mjaftueshme.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se ka munguar transparenca mbi këtë projekt, Muhaxheri thotë kompania investuese përveç "prodhimit, është edhe fond investiv".
Kryetari i Pejës thotë se është krijuar ajo atmosferë brenda qytetit që asnjë kompani nuk mund të investojë shuma aq të mëdha për qytetin.
Kjo sepse thotë Muhaxheri tash e një kohë të gjatë në qytet nuk ka pas kësi lloj investimi
Muhaxheri shpjegon se një partneritet me kompani vendore nuk është kriter i obligueshëm por i dëshirueshëm nga komuna.
"Kriter jo i obligueshëm por i dëshirueshëm ka qenë që edhe një kompani vendore të jetë në bashkëpunim me ta, të kenë pra një partner vendor", ka thënë Muhaxheri.
-
Muhaxheri: “Borea” finalizohet në fund të 2019
-
Kryetari i Pejës nuk ka mbajtur as gjysmën e premtimeve të dhëna
-
AAK-ja kërkon publikimin e dokumentacionit për projektin “Borea”
-
Muhaxheri: Djali i ri i BOREA-s nuk mund të jetë shok i Mustafës
-
“I ndërrojmë edhe se vesim kërkond”, kryetari Muhaxheri për ndryshimin e tokës nga ujore në ndërtimore