Vendimi i administratës së Komunës të Mitrovicës së Veriut për lirim të objekteve komunale në këtë komunë, nga nëpunësit të cilët punojnë nën administratën e Serbisë, është shtyrë për dy javë.
Këtë e ka konfirmuar Visar Syla, shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Sipas tij, të premten Inspektorati do të ua kumtoj vendimin palëve për shtyrjen e afatit për 14 ditë.
Ai ka treguar edhe arsyen se pse e kanë shtyrë ekzekutimin e vendimit.
“Vetëm për të ju dhënë hapësirë dhe kohë për largim të dokumentacionit ose çkado që iu hyn në punë zyrtarëve që kanë punuar aty”, është shprehur Syla.
ara
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyhet afati për largimin e ilegalëve nga objekti i Komunës në Mitrovicë të Veriut
-
Mitrovica e Veriut u jep edhe 14 ditë kohë ilegalëve ta lëshojnë objektin komunal
-
BE: Vendimi i Mitrovicës së Veriut për ndërtesën komunale, në kundërshtim me përpjekjet për shtensionim
-
Largohen grilat që rrethojnë objektin e Komunës në Mitrovicën e Veriut
-
Skepticizëm për suksesin e procesit të votimeve në veri