Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se janë larguar grilat që rrethojnë objektin e kësaj komune.
Sipas tij, kjo është bërë pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë është përmirësuar dukshëm.
“Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, ka shkruar ai në Facebook të martën.
Njoftimi i Atiqit u shpërnda edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. “Institucionet për qytetarët dhe sa më afër qytetarëve”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Hiqen ciriliket, në veri vendoset simboli “Mitrovica”
-
Kurti përgëzon udhëheqësit e Mitrovicës së Veriut për përmirësim të shërbimeve për qytetarët
-
Në Mitrovicën e Veriut “tejkalohet” numri i nënshkrimeve të kërkuara për shkarkimin e kryetarit
-
Mitrovica e Veriut s’e pranon kërkesën e iniciativës për largimin e Atiqit
-
KOHA siguron kërkesën e qytetarëve serbë për largimin e kryetarit të Mitrovicës V.