Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka bërë thirrje për hetime dhe përballje me ligjin për përgjegjësit, në rastin e përdorimit të vajit të palmës në produktet e qumështit.
Të martën, Agjencia e Ushqimit dhe Veteraniarisë dhe Ministria e Bujqësisë publikuan analizat e disa muajve inspektimesh. Aty rezultoi se një përqindje e konsiderueshme e përpunuesve kanë përdorur vaj palme, ndërsa s’e kanë përfshirë në etiketën e produktit.
Në një reagim në Facebook, kjo shoqatë ka thënë se gjetjet duhet të shënojnë “fundin e heshtjes”.
“Konferenca e ministrit të Bujqësisë, z. Armend Muja, në AUV, sot më datë 04.08.2026, përmes së cilës u prezantuan gjetje skandaloze sa i përket vajit të palmës dhe qumështit pluhur, tregon dhe dëshmon se shqetësimet tona, të shprehura ndër vite, kanë qenë të drejta dhe të sakta. Vaji i palmës dhe qumështi pluhur duhet të ndalohen në fabrikat e përpunimit të qumështit në Kosovë. Fshehja masive e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit tregon se jemi duke u përballur me një problem jashtëzakonisht të madh, i cili mund dhe duhet të ndalet. Qindra miliona kilogramë produkte me vaj palme dhe qumësht pluhur duhet të hetohen, ndërsa përgjegjësit duhet të përballen me ligjin”, thuhet në reagim.
Kjo shoqatë ka bërë thirrje për vazhdim të kontrolleve dhe hetimeve deri në demaskimin e keqpërdorimeve.
Ministri Armend Muja në konferencë gjatë ditës tha se qumështi nga fermerët vjen në cilësi të mirë, por vlerat e tij jo gjithmonë e ruan cilësinë pas dorëzimit te përpunuesit.
Edhe
Përfaqësues të industrisë së qumështit kundër masave të institucioneve
“Konsumatorët e Kosovës duhet të qetësohen dhe të rikthehet besimi i tyre, si ndaj produkteve vendore, ashtu edhe ndaj produkteve të importuara. Kontrollet e realizuara nga AUV janë për t’u përkrahur dhe për t’u falënderuar. Ato janë një hap i rëndësishëm drejt transparencës, kontrollit dhe mbrojtjes së konsumatorit. Shoqata e Qumështoreve i bën thirrje AUV-it që të vazhdojë me të njëjtin intensitet kontrollet dhe hetimet, deri në demaskimin dhe ndalimin e plotë të çdo keqpërdorimi që bëhet në dëm të fermerëve, konsumatorëve dhe shtetit në përgjithësi. Interesi publik është mbi gjithçka tjetër”, thuhet në reagim.
Reagimi përfundon me thirrjen që siguria ushqimore duhet të jetë prioritet kombëtar.
Analizat gjejnë se gati çdo i pesti produkt qumështi përmban përbërës të padeklaruar
Analizat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në sektorin e qumështit kanë rezultuar se gati çdo...-
Prodhuesit dhe Oda Ekonomike kritikojnë Qeverinë për trajtimin ndaj prodhimeve vendore
-
Muja ekspozon disa lloje tjera të qumështit ku është gjetur vaj palme
-
Qumështorja “Vita”: Ministri e konfirmoi se në analizat e qumështit Vita s’është gjetur vaj palme
-
Muja: Qumështorja “Vita” importuesja më e madhe e vajit të palmës e qumështit pluhur