Ministri i Kulturës në largim, Kujtim Gashi sot ka shkarkuar Këshillin Drejtues te Muzeut të Kosovës, i cili nuk ka garantuar proces transparent, duke e anuluar tërë procesin e deritashëm të.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në vazhdimësi e ka theksuar se nuk do të lejojë korrupsion dhe nepotizmin nën udhëheqjen e tij.
“Gjatë ditës së djeshme unë jam informuar se dikush është emëruar në mënyrë jo të rregullt dhe duke shkelur procedurat ligjore. Kështu që, në bisedë edhe me Ministrin e Kulturës, jam i lumtur ta them para jush këtu që edhe ministri është në dijeni të plotë dhe po merret me këtë rast. Korrupsioni dhe nepotizmi na dëmton neve në të gjitha fushat e jetës dhe ne, po ashtu, do ta luftojmë atë në të gjitha drejtimet, jo me fjalë, por me vepra konkrete”, ka thënë Veseli.
Ndërsa, ministri Kujtim Gashi ka thënë se ka hyrë në politikë për t’i ndryshuar gjërat për të mirë, për ta luftuar korrupsionin.
“Rastet sikurse ky tregojnë që korrupsioni nuk luftohet me koktej molotovi dhe me gaz lotsjellës. Partitë tjera nuk kanë bërë asgjë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, por ato vetëm po na shikojnë neve. Ata po vazhdojnë të rekrutojnë fatkeqësisht njerëz që kanë problem me ligjin”, u shpreh Gashi, bëhet e ditur përmes një njoftimi për media.
Kundërkandidatët e tij kanë thënë se bëhet fjalë për ndërhyrje politike, përderisa njohësit e trashëgimisë kulturore këtë rast e kanë cilësuar si politizim të institucioneve të kulturës. Vetë Ajet Leci as gjatë ditës së enjte nuk ka qenë i çashëm nëpërmjet telefonit e as nëpërmjet mesazheve elektronike, shkruan sot “Koha Ditore”.