Pas shiut të rrëmbyeshëm që ra në orët e pasdites së sotme në Prishtinë, “Rruga B” e kryeqytetit është vërshuar nga uji.
Siç shihet në fotot e publikuara nga një banore, kanalizimi për bartjen e ujërave atmosferike ka dështuar krejtësisht, shkruan KsP.
Kjo rrugë ka probleme të vazhdueshme pas reshjeve të shiut. Uji grumbullohet kryesisht te tre rrethrrotullimet që ndodhën në këtë rrugë.
