Arbëri

Shiu i së dielës shkaktoi përmbytje në disa zona në Prizren

Shaqir totaj

Reshjet e dendura të shiut të dielën kanë shkaktuar përmbytje në disa zona në Komunën e Prizrenit.

Sipas kandidatit për kryetar edhe për një tjetër mandat, Shaqir Totaj, ekipet kanë ndërhyrë në disa zona për t’i shmangur përmbytjet.

Ndërkaq në një postim sot në Facebook, Totaj ka shkruar se kanë dalë në terren për t’u dalë në ndihmë familjeve që janë prekur nga përmbytjet.

“Mbrëmë vonë dhe sot që nga orët e hershme të mëngjesit jemi në terren për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet. Ekipet komunale janë të angazhuara në çdo zonë të prekur, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht për ta garantuar sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të dielën ka paralajmëruar përmbytje në disa zona për shkak të shiut të dendur, për të cilin ka thënë se do të vazhdojë edhe gjatë ditës së hënë në disa vende.

May be an image of map and text

May be an image of map and text