Dëmtimet, që reshjet e shiut ua bënë aparaturave të radioterapisë në Klinikën Onkologjike të QKUK-së javën e shkuar, kanë bërë që 233 pacientë nga Kosova të detyrohen ta kërkojnë trajtimin jashtë shtetit.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë të enjten se MSH-ja është në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë që ajo t’ua ofrojë shërbimet onkologjike pacientëve nga Kosova. Po ashtu, ai ka thënë se deri në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në aparatura, po bisedohet edhe me shtete të tjera të rajonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i pacientëve që kanë qenë në pritje dhe në trajtim është 233, thuhet në një njoftim të MSH-së.
Deklaratat Latifi i bëri gjatë vizitës që ia bëri klinikës, pasi mori letër nga drejtori i Onkologjisë.
Të mërkurën, SHSKUK-ja njoftoi se aparatura e radioterapisë për momentin është jashtë funksionit për shkak të reshjeve të shumta atmosferike dhe depërtimit të ujit në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë. Sipas njoftimit, ekipet e Klinikës së Onkologjisë e kanë shkyçur nga puna aparaturën me qëllim të parandalimit të pasojave të paparashikueshme.
S’dihet sa do të zgjasë kjo gjendje.
Pamjet nga përmbytja në Onkologji:
Shiu dëmtoi aparaturat në QKUK, pacientët me kancer detyrohen të trajtohen jashtë vendiShiu dëmtoi aparaturat në QKUK, pacientët me kancer detyrohen të trajtohen jashtë vendi
Posted by Koha.net on Thursday, July 7, 2022