Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rikthehet shërbimi i radioterapisë në QKUK

Pas disa ditësh ndërprerje, është rikthyer në punë Shërbimi i Radioterapisë - Akseleratori për Rrezatim, Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK, ka njoftuar të hënën Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës.

“Pas përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës së Onkologjisë, Sektori Teknik i QKUK-së dhe kompania që ka në mirëmbajtje dhe servisim aparaturat mjekësore, nga sot ka rikthyer këtë shërbim në funksion. Pjesa e parë e pacientëve kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së sotme, kurse pacientët tjerë do të thirren gradualisht”, thuhet në njoftim.

Para fillimit të punës, është bërë dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave, thuhet në njoftim.

Shërbimi i radioterapisë u ndërpre për disa ditë, pasi uji vërshoi hapësirat ku gjenden aparaturat.

 

Artikuj të ngjashëm