Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar të enjten se shërbimi i Radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë është plotësisht funksional.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, shërbimit me Radioterapi i nënshtrohen më shumë se 90 pacientë, kurse pacientët që janë në pritje, trajtohen sipas listës së planifikuar nga mjekët onkologë.
“Në bazë të raportit të sotëm, Klinika e Onkologjisë ka një furnizim stabil me barna e citostatikë dhe përmbush 80% të kërkesave, derisa po punohet me angazhim të plotë që të sigurohet edhe pjesa tjetër”, thuhet në njoftim.
Menaxhmenti i SHSKUK-së, sipas njoftimit, është duke punuar intensivisht për të hartuar protokollet unike, në bazë të të cilave do të bëhet trajtimi.
“Përshkrimi i terapisë, ndërkaq, do të bëhet vetëm përmes konsiliumeve mjekësore, që janë kompetente për përshkrim të terapisë onkologjike”, vijon njoftimi.
Shërbimi i Radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është plotësisht...
Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Thursday, August 11, 2022
-
Një nga dy aparatet e radioterapisë ndodhet jashtë funksionit
-
Rikthehet shërbimi i radioterapisë në QKUK
-
Në Klinikën e Onkologjisë kërkohet shtimi i stafit, SHSKUK-ja nuk hap konkurs
-
Decentralizimi i kimioterapisë vlerësohet nevojë e domosdoshme
-
Mbi 14 mijë pacientë në lista pritjeje në gjithë Kosovën