Arbëri

Shiu dëmtoi aparaturat në QKUK, pacientët me kancer detyrohen të trajtohen jashtë vendit

 

Dëmtimet, që reshjet e shiut ua bënë aparaturave të radioterapisë në Klinikën Onkologjike të QKUK-së javën e shkuar, kanë bërë që 233 pacientë nga Kosova të detyrohen ta kërkojnë trajtimin jashtë shtetit.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë të enjten se MSH-ja është në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë që ajo t’ua ofrojë shërbimet onkologjike pacientëve nga Kosova. Po ashtu, ai ka thënë se deri në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në aparatura, po bisedohet edhe me shtete të tjera të rajonit.