Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes nga ortekët, kjo pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erërat e forta.
Në njoftimin e këtij shërbimi thuhet se disa pjesë në zonat malore të rajonit kanë rrezik potencial për ortekë.
“Kujdes Ortek ⚠️ Pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve. Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri-perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur. Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por eksiton edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore; mos skijoni jashtë shtigjeve të skijimit!; bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°; zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara; përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm!” – thuhet nga shërbimi.
-
Paralajmërohet për rreziqe të shtuar nga ortekët në Brezovicë
-
Bëhet thirrje për kujdes këto dy ditë për ata që ngjitin bjeshkët
-
S’dyshohet për të lënduar nga orteku në Brezovicë
-
IKSHPK-ja apelon për kujdes: Shmangni fushat e hapura dhe qëndroni larg pemëve
-
Pas paralajmërimeve për motin, Inspektorati i Punës kërkon kontrolle të kranëve në ndërtimtari