Një ortek ka rënë sot në Brezovicë.
Sipas një videoje që është postuar në grupin “Maniak t’Skijimit”, shihet se disa persona po gërmonin te pjesa ku ka rënë orteku.
Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Koha ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në rajonin e Ferizajt. Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, ka thënë se rreth orës 13:10 kanë pranuar informatë për një ortek bore.
Sipas tij, nuk ka informata për të lënduar dhe ekipe të Policisë janë atje.
Veseli ka shtuar se janë njoftuar gjithashtu edhe ekipe të FSK-së dhe ekipet e tyre të kërkim-shpëtimit.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ditë më herët ka njoftuar se ka mundësi për lëshim të orteqëve.
Edhe
Shkaktuan ortek bore, lëndohet njëri nga tre skitarët në Brezovicë
“Pas reshjeve të fundit të borës të përcjella me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve. Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur. -Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por ekziston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore. -Mos skijoni jashtë shtigjeve të skijimit! -Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°. -Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara. -Përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm”, thuhet në njoftimin e tyre.
https://www.facebook.com/valon.kryeziu.18/videos/494360778750371