Arbëri

Paralajmërohet për rreziqe të shtuar nga ortekët në Brezovicë

Brezovicë

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal gjatë skijimit dhe aktiviteteve bjeshkatare në Brezovicë, pasi ekzistojnë rreziqe nga ortekët. 

ShKShMK-ja ka njoftuar se të enjten është raportuar për një aksident orteku, por nuk ka pasur të lënduar. 

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor ka njoftuar se më 18 janar gjatë kontrollimit të shtresave të borës nga teknikët e tij janë evidentuar dy shtresa problematike në zonën e Brezovicës. 

“Nga këto, më shqetësuesja është shtresa bazë mbi vegjetacion (Ground-based Persistent Ëeak Layer – Depth Hoar). Si pasojë e reshjeve të fundit të borës, të shoqëruara me erëra të forta nga juglindja, janë krijuar akumulime të shtresave të konsoliduara të borës, duke rritur peshën dhe presionin mbi këto shtresa të dobëta. Bazuar në vlerësimin aktual, kombinimi i këtyre faktorëve ka krijuar kushte të pafavorshme dhe rrezik të shtuar për ortekë. ShKShMK apelon për kujdes maksimal gjatë skijimit dhe aktiviteteve bjeshkatare, veçanërisht në faqet veriore, pa përjashtuar rrezikun edhe në orientime dhe pozita të tjera gjeografike”, ka njoftuar ShKShMK. 

Kërkim Shpëtimi Malor u ka bërë thirrje qytetarëve t’i shmangun shtigjet e pasigurta, të informohen paraprakisht për kushtet atmosferike të përdoren pajisje adekuate të sigurisë dhe të mos veprohet individualisht në terrene të rrezikshme.