Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka shënuar 8 Nëntorin, Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve.
Me këtë rast ministri Blerim Kuçi ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës me foto më të mira nga foto-konkursi me temën “Qyteti im gjatë pandemisë”, raporton Ekonomia Online.
Kuçi ka thënë se kjo ditë ka për qëllim avancimin e interesit publik në fushën hapësinore dhe atë urbane.
“Kjo është një formë e shënimit simbolik të ditës botërore të planifikimit urban dhe sot jemi me bashkëpartnerët. 8 Nëntori është Dita Botërore e Qyteteve që ka për qëllim avancimin e interesit publik në fushën hapësinore dhe urbane”.
“Edhe MEA çdo vit në formë të ndryshme e bënë shënimin e kësaj ditë dhe qëllimi jonë është ngritja e vetëdijes dhe se gradualisht po ndikojnë në situatën hapësinorë në Kosovë. Edhe Kosova është dukë përcjellë trendin global”.
Edhe
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
Ai ka thënë se për shkak të pandemisë nuk është mbajtur punëtoria, por është organizuar një foto konkurs.
Sipas tij, Plani për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna është kompletuar dhe do të dërgohet në Qeveri.
“Fatkeqësisht këtë vit nga pandemia ka qenë e pamundur të organizojmë punëtorinë tradicionale, por kemi organizuar një foto konkurs”.
“Plani kombëtar Bjeshkët e Nemuna është kompletuar si dokument dhe është drejt shkuarjes në Qeveri. Janë miratuar 9 plane komunale dhe 4 harta zonale komunale, ndërsa në proces janë 16 plane zhvillimore komunale”.
Edhe
Kosova në kërkim të përfaqësuesit në Bienalen e Arkitekturës në Venecie që thërret për veprim
Shkëlqim Daci përfaqësues i GIZ-it ka thënë se edhe komunat duhet t’i shkëmbejnë përvojat.
“Gjithmonë është mirë që këto ngjarje me i diskutuar, duhet me i nda përvojat komunat brenda komunave tjera dhe përveç kësaj është mirë me i adresuar sfidat që i kemi në sistem të planifikimit në Kosovë”.