Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili të mërkurën ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjëherë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Në një postim të Twiter Vela ka shkruar se qëllimi i Serbisë nuk është të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.
“Qëllimi është për të normalizuar rolin e saj hegjemonist dhe prishës në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Prandaj Vuçiqi do të bëjë gjithçka për të minuar çdo përpjekje serioze për një marrëveshje me Kosovën. Jo më qetësues, është koha për pasoja’, ka shkruar Vela.
Artikuj të ngjashëm
-
Vela kërkon të sanksionohet Vuçiqi
-
Vuçiqi aludon se me lidershipin aktual të Kosovës “s’mund të ketë normalizim”, reagon Presidenca
-
Serbia paralajmëron ofensivë diplomatike kundër Kosovës në OKB
-
Vuçiqi mohon pretendimet e Osmanit: S’jemi për luftë, por për zhvillim e ndërtim
-
Osmani: Mungesa e vullnetit të Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet, pengesë serioze për përparim në dialog