Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi aludon se me lidershipin aktual të Kosovës “s’mund të ketë normalizim”, reagon Presidenca

Presidenca

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me lidershipin aktual në Kosovë “vështirë se mund të arrihet një normalizim i marrëdhënieve”.

E ndaj këtyre deklaratave të Vuçiqit ka reaguar këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Vuçiqi aludon se me lidership tjetër në institucionet e Kosovës ai do të mund të arrinte normalizimin. Mirëpo, ka kaluar koha kur Beogradi përcaktonte se kush do të drejtonte institucionet e Kosovës. Përpjekjet e Vuçiqit dhe Radoiçiqit për t’i destabilizuar institucionet e Kosovës do të kundërshtohen dhe ndalohen”, ka shkruar Blerim Vela në Twitter.