Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vela kërkon të sanksionohet Vuçiqi

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka kërkuar që presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t’i vendosen sanksione, pasi ai kishte deklaruar se do t’i zbatoj “vetëm disa pjesë” të marrëveshjes me Kosovën.

Vela ka shkruar të dielën në Twitter se Vuçiq është dakorduar për të krijuar kontradiktë me qëndrimin e Bashkimit Evropian.

“Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: ‘Ne do të zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj’. Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë”, shkroi Vela.

Më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia u dakorduan për aneksin e Marrëveshjes, por presidenti Vuçiq s’kishte pranuar të nënshkruante. Ai më pas ishte shprehur se është pajtuar me shumicën e pikave të dakorduara, por që ka kërkuar që si pikë e parë të jetë implementimi i Asociacionit.

Artikuj të ngjashëm