Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon ta keqpërdorë Listën Serbe, me qëllim që të nxisë tensione në Kosovë.
Ai shkroi në Twitter të enjten se Vuçiqi pos që po kërkon t’i bllokojë zgjedhjet në veri më 23 prill, po keq edhe marrëveshjen e dakorduar.
“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë. Po vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS. Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë nga veriu i Kosovës. Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”, shkroi ai.
Presidenti Vuçiq tha të enjten se Kosova s'është e interesuar ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa tha se çdo konflikt i mundshëm do të jetë me NATO-n, e jo me Kosovën.