Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: S’duan ta formojnë Asociacionin, qëllimshëm po krijojnë tensione

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar në Rashkë me serbë të Kosovë.

Vuçiq gjatë fjalimit ka thënë se “Prishtina nuk mendon ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Ata duhet të krijojnë konflikte me çdo kusht. Asnjëherë nuk duan të formojnë AKS-në apo e formojnë atë pa qenë asgjë. Ata thanë se duhet të ekzistojnë, e të bazohet në 5 rregulla. Një nga ato 5 rregulla është Kushtetuta e Kosovës. Ata nuk mendojnë t'i japin kompetenca ekzekutive”, ka theksuar Vuçiq, raporton B92.

Ai ka thënë se kishte insistuar në formimin e Asociacionit, porse është vendosur të mbahen zgjedhjet në veri pa e plotësuar këtë kusht.

“Ata nuk janë të interesuar se kur do të formohet vërtetë AKS-ja dhe në përputhje me këtë kanë organizuar zgjedhjet në veri, edhe pse i paralajmërova se AKS-ja duhet të formohet, sepse s’mund të bëhet pa ta. Serbët nuk do të kthehen në institucione pa këtë. Bazuar në 4 për qind të tyre që jetojnë në veri të Mitrovicës, duan të sigurojnë që Kurti të bëhet kryetar komune. Thonë se është e rëndësishme të ketë zgjedhje të ligjshme dhe për të gjithë këtë keni mesazh nga Perëndimi që thotë se nuk duhet të ndërhyjmë në këtë”, ka deklaruar Vuçiq.

Edhe Vuçiq: Asociacioni nuk do të formohet derisa Kurti të jetë në pushtet LAJMET E MBRËMJES Vuçiq: Asociacioni nuk do të formohet derisa Kurti të jetë në pushtet

Vuçiqi u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve të Kosovës të “qëndrojnë të bashkuar”.

“Unë e di se keni marrë vendim që të mos merrni pjesë në zgjedhje dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve në Kosovë e M. që të jenë të bashkuar dhe që kur të merret një vendim të respektohet. Kurti do të jetë kryetar i juaji në Mitrovicë të Veriut. Marrëveshja e vitit 2015 shkruan se Republika e Serbisë ka të drejtë ta financojë AKS-në. E dini se çfarë do të thotë për popullin tonë?”, ka theksuar Vuçiq.

Ai ka folur për plagosjen e një serbi në veri të Kosovës këtë javë, ku për këtë rast janë arrestuar katër policë të Kosovës. Njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

“Kur e panë se nuk mund ta fshehin më, ata e pranuan krimin. Politika jonë duhet të jetë një përpjekje për t’i normalizuar marrëdhëniet me shqiptarët. Fatkeqësisht, e di që ata nuk duan ta bëjnë dhe s’do ta bëjnë. Politika e tyre është vetëm na njihni apo mos na njihni”, ka thënë Vuçiq.

Në takim ka marrë pjesë edhe bashkëshortja e serbit të plagosur, e cila i bëri Vuçiqit pyetje.

Edhe Vuçiq: Asociacioni s’formohet sa të jetë Kurti në pushtet Arbëri Vuçiq: Asociacioni s’formohet sa të jetë Kurti në pushtet

“Kanë qëlluar mbi një njeri të pafajshëm dhe nuk është hera e parë që ndodh. Ishim milimetra larg që fëmijët e mi të mbeteshin pa baba dhe unë pa burrë. Pse na sulmuan? Çfarë po fshihnim ne”, ka pyetur ajo, duke shatur se ka filluar nënshkrimi i peticionit për “largimin e forcave speciale” nga veriu.

“Thuaju fëmijëve se babai do të kthehet së shpejti tek ata në shtëpi dhe i urojmë shërim të shpejtë. Ne gjithmonë përpiqemi të sigurohemi që të mos ketë gjak. Njerëzit nuk mund të durojnë më. Nëse do të formonim AKS-në, do t’i lusja njerëzit të ktheheshin në institucione sepse kjo do të kishte kuptim për qytetarët tanë, por kam mosbesim se do të formohet. Pashë refuzim nga gjithë bartësit e tyre. Do të kemi shumë probleme tjera, por ne do të luftojmë dhe do të përpiqemi t’i shpëtojmë njerëzit tanë”, tha Vuçiq.


Vuçiq me paralajmërim: Nëse na sulmojnë, s’ka tek unë nisu-ndalu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë serbëve të Kosovës në Rashkë, se nëse “populli sulmohet në Kosovë” atëherë do të veprojë.

“Nëse ata sulmojnë popullin tonë, atëherë s’do të ketë tek unë nisu-ndalu, tërhiqu. Por, do të bëjë çdo gjë që të mos vijë te kjo”, tha Vuçiq, raporton “B92”. “I vetmi lajm që do t’ju gëzonte është hyrja e Ushtrisë së Serbisë në Kosovë e M. dhe vetëm atëherë do të ndiheni të sigurtë. Por, politika që ne udhëheqim duhet të jetë politikë e përgjegjësisë. Duhet të presim dhe ta ndërtojmë Serbinë, dhe nëse ata bëjnë atë për të cilën kemi folur dhe nëse bëhet e qartë dhe e dukshme se qëllimi i tyre është dëbimi, atëherë besoni se nuk do të lejojmë të ndodhë”.

Edhe Vuçiq: E qartë se Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin Arbëri Vuçiq: E qartë se Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin

Vuçiq ka thënë se beson se do të marrë ftesë për të shkuar në Bruksel për të zgjidhur problemet.

“Çfarëdo që pajtohem me ta, ata nuk do të respektojnë, nuk u intereson dhe askush s’u thotë asgjë, sepse gjermanët dhe anglezët gjithmonë do të dalin dhe do të thonë se Kosova është shtet sovran. Kështu shkruhet në ministritë e tyre, ata kanë marrë vendimet e tyre. Prandaj sot në mëngjes kemi paraqitur propozimin tonë me të cilën mund ta zgjidhim çështjen. Nëse nuk ka zgjidhje, do të sillemi si ata. Nuk do të shpjegoj më tepër masat që do të marrim”, ka shpjeguar Vuçiq situatën për regjistrimet dhe pyeti se çfarë mund të fitojnë me themelim Asociacionit. “Mendoj se do të na thërrasin në Bruksel për të provuar të zgjidhim disa nga problemet aktuale”.