Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka “shpresë se do të formohet Asociacioni”.
Vuçiq ka folur në konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atij të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Vuçiq është ankuar se si “Asociacioni ende nuk është formuar”.
“Nëse më pyesni për dokumentet e nënshkruara dhe zbatimin e gjithçkaje që është nënshkruar, më duhet t’ju them se Marrëveshja e Brukselit është ende në fuqi dhe ende nuk është zbatuar në pjesën më të rëndësishme të saj, që është formimi i AKS-së. Nuk ka as shpresë se do të shohim së shpejti formimin e AKS-së”, ka thënë Vuçiq, raporton “Tanjug”.
“AKS-ja nuk janë vetëm katër komuna në veri, por ka edhe gjashtë komuna tjera në jug të Ibrit. Shpresoj se do të kemi sukses në ruajtjen e paqes. Nga tri masat e shtensionimit, njëra duhet të zbatohet njëkohësisht, dy të tjerat tashmë Serbia vetëm i ka zbatuar. Ne e kemi kryer punën e tyre”.
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën
-
Vuçiq për aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Ia doli të na shqetësojë
-
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje shkaku i aleancës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë