Aktivisti politik Blerim Shala ka vlerësuar se 18 marsi i vitit 1999 është një nga datat më vendimtare në historinë moderne të Kosovës, duke thënë se kjo ditë meriton të shënohet si “Dita e Kosovës”.
Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Shala ka thënë se 18 marsi 1999 përmbledh në vete shumë prej momenteve historike që kanë ndikuar në fatin e Kosovës.
“Unë veç desha ta bëj një digresion për vlerën dhe rëndësinë e datës 18 mars 1999. Nuk besoj që ka datë më të rëndësishme, më domethënëse e më vendimtare për fatin tonë. Ajo datë i ka përmbledhë të gjitha datat tjera historike në të kaluarën prej vitit 1912 e këndej dhe i ka paralajmëruar datat e tjera të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës”, ka thënë Shala.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi rikujtoi se më 18 mars delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar Marrëveshja e Rambujesë, duke e cilësuar atë si marrëveshjen e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Perëndimit. Në emër të delegacionit marrëveshjen e kishin nënshkruar Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Veton Surroi dhe Rexhep Qosja.
“Ajo marrëveshje ka pasë vlerën e marrëveshjes së parë kontraktuale midis nesh dhe Perëndimit, midis nesh dhe Amerikës, midis nesh dhe paktit NATO. NATO nuk do ta sulmonte Serbinë pa atë nënshkrim”, u shpreh Shala.
Ai shtoi se kjo datë nuk shënohet sa duhet në Kosovë, ndonëse sipas tij do të duhej të ishte një nga ditët kryesore në kalendarin historik të vendit.
“Ne gati që nuk e shënojmë atë datë, nuk tubohemi si popull. Do të meritonte të quhej, ta zëmë, ‘Dita e Kosovës’ dhe të jetë në kalendarin e fitoreve tona”, u shpreh Shala.
Ndërkaq, Surroi theksoi se pikërisht aty janë vënë themelet e orientimit euroatlantik të Kosovës.