Publicisti Veton Surroi dhe aktivisti e gazetari Blerim Shala kanë zbuluar detaje interesante nga prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, gjatë një bashkëbisedimi në podcastin “PIKË”.
Sipas Shalës, gjatë takimeve me diplomatin amerikan Frank Wisner, ishte kërkuar që shpallja e pavarësisë të bëhej në një ditë të diel dhe gjatë muajit shkurt, në mënyrë që në Organizata e Kombeve të Bashkuar (okb) të mos kishte reagim të menjëhershëm. Surroi shtoi se ora e shpalljes duhej të zgjidhej në atë mënyrë që në New York të ishte natë.
“Edhe në fund doli puna e datës së shpalljes së pavarësisë, ai na pat thanë që duhet me qenë e dielë për shkak të OKB-së”, rrëfeu Shala.
“Dhe duhet të qëllojë në orë, kur në New York është natë...”, shtoi Surroi.
Ata treguan gjithashtu se shumica e dokumenteve të procesit të shtetndërtimit të Kosovës janë hartuar nga vetë pala kosovare. Sipas Shalës, rreth 95 për qind e dokumenteve, përfshirë ato për decentralizimin, të drejtat e minoriteteve dhe dokumente të tjera të rëndësishme të procesit, janë shkruar nga ekspertët dhe përfaqësuesit kosovarë dhe më pas janë dorëzuar në proceset ndërkombëtare.
Sipas tyre, edhe Deklarata e Pavarësisë ishte përgatitur me përfshirje ndërkombëtare dhe ishte shkruar në Ambasadën Amerikane, ndërsa kishte pasur edhe mendime të ndryshme rreth versionit përfundimtar të saj.
Blerim Shala në PIKË me Veton Surroin (VIII)
Në episodin e 49-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është gazetari e...-
Surroi: Deklarata e Pavarësisë është dokument teknik, është dashur një tekst që reflektonte vullnetin e popullit
-
Si hyri Kosova në aventurën e “këmbimit” të territoreve?
-
Pse e filluam pavarësinë të papërgatitur?
-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Blerim Shala (VIII)
-
Pse nuk e shpalli Agim Çeku pavarësinë?