Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sfida e banorëve të ri të Hajvalisë

Banorët e ri të 50 “banesave sociale”në Hajvali, që u ndanë për kategoritë e dala nga lufta e fundit, u janë gëzuar atyre. Por tash kanë një sfidë tjetër, sigurimin e inventarit dhe mobilimin e tyre, pasi banesat atyre iu dhanë të zbrazëta, vetëm mure.

Ka dy javë që Zymrie Islami është vendosur në banesën, që e fitoi nga Komuna e Prishtinës, këtu në Hajvali.

Ndonëse Islami ka nisur të jetojë në këtë banesë, ajo dhe familja e saj kanë hasur në vështirësi se si do të sigurojnë inventarin dhe mobilet e nevojshme.

Deri tash, Islami ka banuar në një bodrum në lagjen Dardania.

Rreth 50 familje të veteranëve të luftës kanë përfituar banesa sociale në një konkurs të shpallur vitin e kaluar nga Komuna e Prishtinës.

Familja Salhiu, është njëra ndër to, por edhe kjo familje po ka telashe se si do ta mobilojë banesën.
Xheladin Fazliu, imam i xhamisë së Hajvalisë, tashmë ka nisur të marrë iniciativa se si t’i ndihmojë këto familje.

Edhe Banorë të lagjes “Dardania” marrin urdhëresë për lirim pronash afër xhamisë në ndërtim Arbëri 4 muaj më parë Banorë të lagjes “Dardania” marrin urdhëresë për lirim pronash afër xhamisë në ndërtim

Njëjtë Fazliu bashkë me shumë qytetarë ishin mobilizuar për të ndihmuar edhe familjet e rasteve sociale që kishin përfituar banesat sociale nga Komuna e Prishtinës.