Tri javë para ndërrimit të moteve, 50 familjet e vendosura në banesat sociale në Hajvali pritën mysafirë e morën dhurata.
Nxënës të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në kryeqytet u sollën dhurata bashkëmoshatarëve të tyre që jetojnë në këto banesa, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Ky organizimin drejtuesve të shkollës dhe prindërve u ndihmua edhe nga Xheladin Fazliu, imam i xhamisë së Hajvalisë.
Ky i fundi tha se këtë e kanë bërë që banorëve të rinj të lagjes t’u dëshmojnë se nuk janë të vetëm.
Bashkë me drejtoreshën e shkollës, thanë se shpresojnë që ky aksion të nxisë edhe të tjerë për të ndihmuar këto familje.
Ngrohtësia që u ofruan bashkëmoshatarët nga “Ismajl Qemali” shihej te fëmijët që bartin kutitë e qeset drejt banesave të tyre.
Edhe
Sfida e banorëve të ri të Hajvalisë
Pos nxënësve, dhurata banorëve u solli edhe këngëtari Arian Agushi.
Muajin e kaluar Xheladin Fazliu me donatorë të tjerë u kishin sjellë këtyre banorëve jorgan, mbulesa, jastëkë e rroba dimri.