Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti viziton 50 familje përfituese të banesave sociale, në Hajvali

Shpend Ahmeti është emocionuar të enjten derisa po dëgjonte kryefamiljarët e vendosur në banesat sociale, për vuajtjet nëpër të cilat ata kanë kaluar deri tashti kur janë vendosur në këto objekte të ndërtuara nga Komuna e Prishtinës, në fshatin Hajvali.

Janë 50 familjet e para që u takojnë rasteve sociale në Komunën e Prishtinës, të cilave u është siguruar strehimi, duke u zgjedhur fitues nga konkursi i hapur një vit më parë nga Komuna, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, përgjatë një viti Komuna ka përcjellë procedurat e këtij konkursi, ku kanë konkurruar afro 340 familje të varfra, nga të cilat vetëm 50 prej tyre kanë përfituar banesat sociale, aq sa janë në objektin e ndarë në dy hyrje, të ndërtuara me buxhetin e Komunës.

E përfituesit e banesave sociale, tashti i kanë marrë çelësat për t’u vendosur në to, ndonëse ata janë përzgjedhur muaj më parë, por është dashur që të pritej deri në kalimin e të gjitha afateve ligjore të ankesave, para se familjeve t’iu dorëzoheshin çelësat.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.