Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se “po na pret një javë e vështirë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka renditur prioritetet e komunës.
Përveç tjerash, Ahmeti si prioritet ka listuar shpërndarjen e pakove higjienike për familjet në nevojë dhe koordinimin më të mirë institucional në lidhje me kapacitetet shëndetësore.
Ai tutje ka thënë se do të merren masat komunale për bizneset dhe ekonominë, masat qeveritare të stimulusit ekonomik, vazhdimin e dezinfektimit të ndërtesave kolektive dhe koordinimin e ndërmarrjeve publike për mirëmbajtje në qytet.
Ai disa herë iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës paralajmëron aksion për mbledhjen e mbeturinave
-
Ahmeti: Është rekomanduar karantinim njëjavor i Prishtinës
-
Ahmeti: Situata me pandemi mbetet e rënduar, të kemi kujdes të shtuar
-
Ahmeti: Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes
-
Komunat e Kosovës pajtohen me Ahmetin që të nisë hapja e vendit