Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: Situata me pandemi mbetet e rënduar, të kemi kujdes të shtuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se situata me pandeminë COVID-19, vazhdon të jetë e rënduar dhe se duhet pasur kujdes të shtuar që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e koronavirusit.

“Mirëmengjesi Prishtinë! Ju urojmë një javë të mbarë e të bukur. Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë̈ me kujdes të shtuar, në mënyrë̈ që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë! Vazhdoni t'i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!” – ka shkruar Ahmeti në Facebook. 

Sot Prishtina ka filluar testimin serologjik për COVID-19.