Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se nga të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, ka rritje të rasteve me COVID-19 dhe fatalitet.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti njofton se prej marsit deri sot janë 3724 raste me koronavirus prej të cilave 1480 raste janë ende aktive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po vazhdon trendi i rritjes së rasteve e reja me #covid19 dhe fataliteteve si pasojë dhe kjo është thirrje për më shumë kujdes e disciplinë mes nesh! Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 3724 raste me #covid19 prej të cilave 1480 raste janë ende aktive. Kemi 2209 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 35 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, shkruan Ahmeti.
Mbajtja e maskës, thotë kryetari i Prishtinës, dezinfektimi i duarve dhe respektimi i distancës fizike mbeten tri rregullat kryesore dhe masat mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.
“Të gjithë, pa përjashtim, e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm”, përfundon Ahmeti.
Sipas tabelave të publikuara nga Ahmeti, grupmoshat më të prekura me COVID-19 dhe të vdekur janë prej moshës 25-44.
Nga kjo, prej grupmoshave që kanë vdekur më së shumti në Prishtinë janë nga 25-34.