Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se përhapja e shpejt e koronavirusit është shqetësuese. Ai ka treguar se bazuar në të dhënat e marra nga IKSHP-ja dhe në raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent, del se në Prishtinë që nga 20 marsi deri më sot janë infektuar 1.629 persona me COVID-19, ndërsa janë 1.192 raste aktive ende. Po ashtu 21 persona nga Prishtina kanë vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.
“Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë. Të gjithë e kemi obligim që ta ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh, e të jemi të ndërgjegjshëm”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. “Vetëm bashkë mund të tejkalojmë këtë sfidë. Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancën”.
Raportohet se nga rastet aktive në Prishtinë 11 janë fëmijë të moshës nga 0-4 vjet. Ndërsa 24 të moshës 5 deri 14. Më të prekurit janë personat e moshës nga 35 deri 44 vjet, ku janë 298 raste aktive, ndërsa dy kanë vdekur. E sa i përket rasteve me fatalitet, bazuar në statistikat e paraqitura nga Komuna e Prishtinës, pesë janë të grupmoshës 55-64, shtatë janë 65-74 dhe 7 mbi 74 vjet.

-
Ahmeti thotë se në Prishtinë ka trend të rritjes së rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve
-
1536 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë
-
Ahmeti: Shqetësuese rritja e shpejtë e rasteve në Prishtinë
-
Prishtina me 1090 të infektuar aktivë me koronavirus, Ahmeti bën thirrje të mos nënvlerësohet virusi
-
170 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë