Autoritetet serbe i kanë kthyer përgjigje negative zv.kryeministrit dhe ministrit të punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, i cili kishte kërkuar leje për të vizituar Serbinë.
Në arsyetimin që ka siguruar KTV-ja, përgjigjja e cila është dhënë tek të shtunën nga autoritetet serbe, kur edhe pritej të udhëtonte Pacolli për në Serbi, ishte e shkruar në tri reshta.
Shteti serb nuk i jep sqarime për refuzimin e kërkesës së Pacollit.
Ndërsa për autoritetet kosovare, sjellja e tillë e Serbisë karshi vizitave të autoriteteve kosovare në territorin e këtij shteti, edhe një herë tregon për qasjen destabilizuese që ka ky shtet ndaj Kosovës, raporton KTV.
Këshilltari i Lartë i Pacollit, Jetlir Zyberaj, tha se sjellja e tillë e Serbisë ndaj një vizite që ishte në të mirë të paqes dhe pa tendenca provokuese, dëshmon për atë se Serbia
Zyberaj, për këtë situatë të krijuar së fundmi, ka paralajmëruar se MPJ-ja do të dërgojë të hënën në mëngjes një raport me shkrim te zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini.
Ndërsa, në reagimin e Ministrisë së Pacollit, thuhet se do të ishte e arsyeshme, që Kosova të mbajë të drejtën për masa reciproke kundrejt autoriteteve të Beogradit sipas Marrëveshjes së Brukselit.
Edhe
Pacolli ka gjasë të mos shkojë fare në Novi Pazar, s’ka përgjigje nga Serbia për leje hyrjeje
“Megjithatë, ne u dedikohemi të drejtave fondamentale për lëvizjen e lirë të njerëzve përderisa ato mos të jenë qëllimkeqe”, thuhet në reagimin e MPJ-së.
Pacolli ishte ftuar nga Këshilli Kombëtar boshnjak të vizitonte Novi Pazarin për të folur për të drejtat e njeriut.
Ndërsa, Kosova dhe Serbia në Bruksel, në fund të vitit 2014, kishin arritur një marrëveshje që vizitat e zyrtarëve të të dyja shteteve do të koordinoheshin nga Zyrat Ndërlidhëse të vendosura në Prishtinë dhe Beograd, duke mos e përfshirë më Bashkimin Evropian.