Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selmanaj: Kurti s’e ka hallin e minatorëve, por të rezultatit të zgjedhjeve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka hallin te rezultati i zgjedhjeve dhe jo te ankesat e minatorëve, të cilët kanë njoftuar se nuk i kanë marrë pagat që nga qershori. 

Sipas Selmanajt, Kurti ka dështuar në realizimin e premtimeve të tij për ndërmarrjen Trepça.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Selmanaj ka thënë se Kurti ka premtuar që në Trepçë do të riparohen kapacitetet ekzistuese, të futet teknologjia e re, të shtohet prodhimi dhe hulumtimi, si dhe të shtohet kualifikimi i punëtorëve.

Ai thotë se kjo nuk u realizua “ndonëse 64.26% e qytetarëve të Mitrovicës e votuan”.

“Në të gjitha këto premtime DËSHTOI! Ndërsa sot, kur minatorët jetojnë në kushte të tmerrshme dhe ende nuk i kanë marrë pagat e dy muajve, Albin Kurti i premton vetes se në vitin 2025 do të fitojë edhe më shumë vota se në vitin 2021. Ky nuk e ka hallin e minatorëve dhe të kësaj shoqërie, por tek rezultati i zgjedhjeve që do mbahen së shpejti”, ka shkruar Selmanaj.