Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e vlerëson lajm të mirë reflektimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, e cila sot përmes një kumtese tha se e ka marrë me shqetësimin reagimin prej Ambasadës amerikane që u tërhoq nga procesi i zgjedhjes së kryeprokurorëve.
“Lajm i mirë reflektimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilët synojmë që së bashku ta përmbyllim procesin e Rishikimit Funksional”, shkroi Selimi në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Selimit, “vetëm të bashkuar ndryshohet ligji për zgjedhjen e prokurorëve”.
“Vetëm duke bashkuar fuqitë mund të ndryshojmë ligjin, i cili do të rregullojë përzgjedhjen e prokurorëve në mënyrë transparente, objektive dhe me meritokraci. Vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohemi dhe nuk duhet që të humbim besimin në sistemin tonë prokurorial”, shkruan tutje ai.
Tutje, Selimit thotë se “Organi i akuzës mbetet gardian i shtetit të së drejtës”.
“Bashkë do të forcohemi për prokurorë të pavarur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkroi Selimi.