Arbëri

KPK-ja thotë se e ka marrë me shqetësim reagimin e Ambasadës Amerikane

 

KPK-ja përmes një komunikate për media thotë se e ka marrë dhe e ka pranuar me shqetësim reagimin e Ambasadës Amerikane, derisa ka kërkuar të përcaktohen rregulla strikte për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe emërimin e kryeprokurorëve.

Më kërkesë të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, është mbajtur takimi i 187-të i jashtëzakonshëm, i mbyllur, i KPK-së.