Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, i ka dal në mbrojtje presidentit serb Aleksandar Vuçiq për deklaratat që ai i dha në konferencë të përbashkët me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ia ka shprehur shqetësimin ambasadorit serb në Lubjanë, Zoran Vlatkoviq, lidhur me deklaratën e Vuçiqit dhe ka shprehur pritshmërinë që Beogradi zyrtar të mos problematizojë qëndrimin e Sllovenisë ndaj Kosovës.
Vuçiqi gjatë konferencës pyeti gazetarët se si t’ia shpjegojë kombit të tij se Serbia po i vë sanksione Rusisë, e jo Sllovenisë. E sipas Vuçiqit, Rusia nuk ka shkelur integritetin e Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare, meqë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që Sllovenia e ka bërë këtë.
Ministri i jashtëm serb Selakoviq për “Tanjug” ka thënë se Vuçiq nuk tha asgjë kundërthënëse në konferencë. Ai ka thënë se Vuçiq thjeshtë vuri në dukje “paprekshmërinë e kufijve të njohur ndërkombëtarisht të shteteve anëtare të OKB-së si një nga parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”.
“Për Republikën e Serbisë, ai parim është i vlefshëm, si në rastin e Serbisë, ashtu edhe në rastin e Ukrainës dhe të çdo shteti tjetër anëtarë të OKB-së të njohur ndërkombëtarisht. Parimi është i qartë, i vendosur dhe universal, ky është edhe qëndrimi i Serbisë dhe ata që nuk e respektojnë gjithmonë do të kërkojnë justifikime dhe do të japim shpjegime të panevojshme për qëndrimet e tyre”, ka thënë Selakoviq.
-
Sllovenia ia tërheq vërejtjen Serbisë pas deklaratës së Vuçiqit në lidhje me Kosovën
-
Asnjë reagim nga QUINT-i për kërcënimet e Vuçiqit ndaj Kosovës
-
Rusia paralajmëron Vuçiqin: E papranueshme që ushtarët rusë të vriten nga armët serbe
-
Vuçiq bisedon me Putinin, i thotë se Serbia s’do t’i vendosë asnjë sanksion Rusisë
- Pse ka të drejtë presidenti Vuçiq...