Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ishte pjesëmarrës në tryezën e diskutimit me titull “Reforma shëndetësore” e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE). Qëllimi i këtij takimi ishte hapja e diskutimit mes sektorit privat si dhe atij publik mbi të gjeturat e publikuara në dokumentin “White Book” ku trajtohen tema të rëndësishme siç janë fondi i sigurimeve shëndetësore, çmimi referencial dhe buxheti i shëndetësisë.
Drejtori ekzekutiv i KIE, Shpend Balija, tha se sektori farmaceutik dhe në përgjithësi sektori shëndetësor, janë një komponentë e rëndësishme e ekonomisë vendore. Në këtë kontekst, ai ka falënderuar ministrin Ismaili për iniciativat e ndërmarra në reformën shëndetësore duke u shprehur se “KIE po krijon një partneritet të shëndoshë dhe të fuqishëm me institucionet përkatëse shtetërore për të kontribuar në një zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, dhe në këtë kontekst sistemi shëndetësor është një pikë mjaftë e rëndësishme në ekonominë vendore”.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka falënderuar drejtorin Balija për organizimin e këtij eventi si dhe ka potencuar se është duke u punuar me një intensitet të madh për të reformuar sistemin shëndetësor në Republikën e Kosovës duke konsideruar se janë grumbulluar një numër i madh i problemeve ndër vite.
“Ne shpresojmë që fondi i sigurimeve shëndetësore të bëhet funksional në fund të vitit 2019, edhe pse është një përpjekje ambicioze, por jemi duke punuar shumë edhe në fusha tjera sepse me një menaxhim më të mirë dhe më efikas do të arrijmë edhe më shumë suksese”, ka thënë Ismaili.
Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe Arianit Jakupi në cilësinë e kryetarit të Odës së farmacistëve të Kosovës i cili ka ndarë disa pikëpamje të rëndësishme duke potencuar ndër të tjera se 76% e barnave të importuara vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, 16% nga vendet e rajonit ndërsa më pak se 1% nga vendet Aziatike.
Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe ekspertë të ndryshëm të vendit nga sektori i sigurimeve private shëndetësore dhe industria farmaceutike si dhe ekspert ndërkombëtar të sistemit shëndetësor.
-
Bizneset kërkojnë përfshirje më të madhe në hartimin e politikave në sektorin e shëndetësisë
-
Kurti takohet me Bordin e SHSKUK-së, flasin për reforma në sistemin shëndetësor
-
Gjermania ndihmon funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore në Kosovë
-
Ismaili: Në Ministri të Shëndetësisë kemi vendosur politika që të mos vidhet
-
Sonte në “Puls” flet Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë