Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ismaili: Në Ministri të Shëndetësisë kemi vendosur politika që të mos vidhet

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se për dy vjet ka pasur përmirësime të dukshme në fushën e shëndetësisë, ani pse thotë se nuk janë aty ku duhet.

Ai në emisionin “Puls” të KTV-së ka thënë se MSH po tenton në vazhdimësi që ta ruaj gjepin e qytetarëve nga shpenzimet e mëdha.

Ai thotë se në këtë ministri janë duke u vendosur themele të forta me vendosjen e reformave.

Sipas Ismailit, krijimi i shërbimit 24 orësh për stenda është një hap shumë i madh të cilën e ka marrë ministria.

“Ajo e cila ka mundur të ia marrë jetën njeriut ajo ka qenë prioritet për ne”, ka thënë ai.

Edhe Ministri dhe Sindikata, me qëndrime të ndryshme rreth të arriturave dhe sfidave në shëndetësi gjatë vitit 2018 Arbëri Ministri dhe Sindikata, me qëndrime të ndryshme rreth të arriturave dhe sfidave në shëndetësi gjatë vitit 2018

Duke folur për politizimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ai thotë se një gjë e tillë në këtë ministri nuk po ndodhë.

Sipas tij në pozita të larta janë edhe njerëz të partive të tjera.

“Ne jemi duke i vendosur të gjitha politikat që të mos vidhet. Në ministri nuk ka menaxherë të cilët janë me akuza”, ka shtuar ai.

Ai thotë se në Klinikën Vaskulare po bëhet një sallë e re e cila do të minimizojë listën e pritjes.

“Njëjtë jemi duke vepruar edhe në Ortopedi dhe klinika të tjera për të hequr listat e gjata të pritjes”, ka shtuar ai.

Edhe Ismaili në mes të dëshirës për reformë dhe frikës nga projektet e mëdha Arbëri Ismaili në mes të dëshirës për reformë dhe frikës nga projektet e mëdha

Ai thotë se rreth 9 milionë euro janë dhënë për trajtime jashtë vendit. Sipas tij rreth 2 milionë janë dhënë vetëm për stenda.

“Në ambulante specialistike sot jepen më shumë se 2 mijë shërbime në ditë, gjendja e tyre ka qenë e tmerrshme, sot ka ndryshuar për të mirë”, ka shtuar ai.

Duke folur për Sistemin Informativ të Shëndetësisë, Ismaili ka thënë se përmes një hardueri të blerë bashkë me Bankën Botërore, mjekësinë primare do ta shtrijnë deri në shtator.

Sipas tij, për të primare ka qenë Ligji për Shëndetësi dhe për Sigurimet shëndetësore.

Ai thotë se të dyja ligjet janë duke u shikuar nga ekspert gjermanë, pasi që sipas tij, kur ai të votohet nuk duhet të jetë problem më.

Edhe Sipas ministrit Ismaili, furnizimi me barna është stabilizuar Arbëri Sipas ministrit Ismaili, furnizimi me barna është stabilizuar

Duke folur për rangimin e ulët të Ministrisë së Shëndetësisë, ai thotë se ky është problem historik. Sipas Ismailit nuk ka pasur vullnet për të zgjidhur problemin e shëndetësisë.

Ai thotë se tashmë barnat e njëjta po blihen për gjashtë milion euro më lirë.