Ish-ministri i Shëndetësisë dhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar Qeverinë Hoti dhe Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se po ndihmojnë në pasurimin e oligarkëve e po varfërojnë qytetarët.
Ismaili ka reaguar pas raportimeve se në laboratorin privat në Prishtinë që është i licencuar për testime molekulare për Sars-COV2, një test PCR po kushton 200 euro.
Ai ka thënë se duhet të vendoset tavani i çmimit për testime në laboratorët private.
“Shëndetësia duhet të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga monopolet dhe keqpërdorimet që pasurojnë oligarkët dhe varfërojnë qytetarët. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe e xhepit të tyre duhet të jetë parimi kryesor i të gjitha politikave shëndetësore. Për këtë arsye, hapi i radhës në ndalimin e zhvatjes në emër të shëndetit do të ishte vendosja e tavanit të çmimit për testime në laboratoret private”, ka shkruar Ismaili në Facebook “Për të mbrojtur qytetarin nga predatorët financiarë, para se të licencoheshin laboratoret private, Qeveria është dashur të vendoste tavanet e çmimeve për të gjitha shërbimet që ndërlidhen me pandeminë. Nuk duhet të lejojmë asnjë kompani, sado e fuqishme të jetë ajo, të pasurohet padrejtë në kurriz të pacientëve tanë. Shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve nuk mund të rrezikohet për shkak të interesave financiare të askujt”.
-
Sipas Zemajt, monitorimi i çmimeve të testeve nuk është përgjegjësi e MSH-së
-
Mustafa bën thirrje që institucionet të marrin çdo veprim për eliminimin e diskriminimit ndaj qytetarëve
-
Gashi: MSH-ja urgjentisht ta liberalizojë tregun për testet e COVID-19
-
MSH-ja mendon të subvencionojë 18 për qind të pagesës për testimet në laboratorët privatë
-
PDK: Manipulimi i Zemajt me udhëzimin për çmimin e barnave do t’u kushtojë qytetarëve