Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri dhe Sindikata, me qëndrime të ndryshme rreth të arriturave dhe sfidave në shëndetësi gjatë vitit 2018

Foto: Koha / ilustrim

Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Punonjësve Shëndetësorë ndajnë mendime krejtësisht të kundërta në lidhje me të arriturat në fushën e shëndetësisë gjatë vitit 2018. Nga ekzekutivi, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, jepen vlerësimet shumë pozitive, por ashtu nuk mendojnë përfaqësuesit e punonjësve shëndetësorë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e ka cilësuar vitin 2018 si një vit të mbarë për shëndetësinë kosovare. Por, ai ka folur edhe për sfidat që i ka pasur gjatë këtij viti. Ndër të arriturat, Ismaili ka përmendur luftimin e korrupsionit brenda këtij sektori.

Ndonëse, sipas tij, sektori shëndetësor është me shumë probleme dhe fillimisht është parë si fushë që ishte gati e pamundur për t'i lëvizur gjërat pozitivisht, ai ka thënë se janë shënuar suksese.

“Ndër arritjet më të mëdha ka qenë lufta kundër korrupsionit në sektorin farmaceutik, ku është ndaluar blerja e barnave me çmime të fryra. Kjo ka rezultuar me veprime të suksesshme dhe janë kursyer për një vit 6 milionë euro”, ka thënë Ismaili.

Një tjetër arritje, sipas tij, ishte heqja e listës së pritjes për stentime në Klinikën e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë.

Edhe Ismaili: Në Ministri të Shëndetësisë kemi vendosur politika që të mos vidhet Arbëri Ismaili: Në Ministri të Shëndetësisë kemi vendosur politika që të mos vidhet

“Aty është punuar me orar të shkurtuar dhe tash është bërë shërbimi 24 orësh, duke i përmbushur nevojat e pacientëve. Nëse një pacient ka pësuar infarkt në zemër pas orarit të punës së mjekëve , pacientët janë detyruar këtë shërbim ta marrin në klinika private, e kjo ka bërë që të shpenzohet buxheti familjar”, ka thënë Ismaili.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.