Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku diskutuan për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor.
Sipas njoftimit të kryeministrisë, gjatë takimit janë diskutuar tema me rëndësi kapitale si: ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë, sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore, reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e SHSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor, raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor, nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës, dhe raporti i MSH-së dhe SHSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve.
“Kryeministri shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
-
Kurti viziton SHSKUK-në, thotë se do ta përkrahë për përmbushjen e objektivave
-
Kurti në QKUK pas dorëheqjes së Latifit
-
Kurti takohet me mjekë mërgimtarë, u kërkon që të kthehen në Kosovë
-
Gjashtë përgjegjësitë e Komitetit për Shëndetësi, i udhëhequr nga Kurti
-
Kurti: Gjendja në shëndetësi aq e rëndë saqë me të s’mund të merret vetëm ministria