Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Ai është pritur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi.
Në takim kanë qenë edhe ushtruesja e detyrës së ministres të Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, kryetarja e bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi, si dhe drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të SHSKUK-së, Musa Vitija.
Pas takimit Kurti, para mediave ka folur edhe për djegien e veturës së drejtorit të njësisë së Auditimit të Brendshëm të SHSKUK-së.
Sipas tij, edhe pse dy herë ia kanë djegur veturën ai prapë ka dalë sot në punë, kryeministri e falënderoi atë për përkushtimin.
Vizita e Kurtit në QKUK, ndodhë vetëm disa ditë pas dorëheqjes nga detyra e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit. Latifi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë të enjten e javës së kaluar.
Aktualisht edhe Ministria e Shëndetësisë, por edhe QKUK-ja, janë pa drejtues dhe të dyja institucionet funksionojnë me zëvendës dhe ushtrues detyre./EO
-
Kurti viziton SHSKUK-në, thotë se do ta përkrahë për përmbushjen e objektivave
-
Kurti takohet me Bordin e SHSKUK-së, flasin për reforma në sistemin shëndetësor
-
Shpërthimi i veturës së u.d. të drejtorit së QKUK-së, Kurti: Sa më parë të zbardhet rasti
-
Kurti me tre ministra udhëtojnë për në Kroaci
-
Kurti thotë se mbi 390 mijë euro janë investuar në disa klinika të QKUK-së