Të mërkurën mbrëma, u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Zyra e kryeministrit njoftoi se në këtë mbledhje u caktuan gjashtë përgjegjësitë që Komisioni do t'i ketë në fushëveprimin e tij. Ndër të tjera është edhe reformimi i SHSKUK-së përmes forcimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale.
“1. Analiza dhe definimi i ndarjes dhe bashkëpunimit publiko-privat në shëndetësi; 2. Zhvillimi i sistemit informativ në shëndetësi për ta informatizuar në tërësi sistemin shëndetësor, në të gjitha nivelet (primar, sekondar, terciar) e sektorët (privat dhe publik); 3. Reformimi i ShSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale; 4. Zhvillimi i sektorit publik të shëndetësisë në kuptim të ngritjes së kapaciteteve të shërbimit e kujdesit shëndetësor dhe ndërlidhjes me studimin e punën universitare dhe shkencore; 5. Themelimi i Spitalit Rajonal të Prishtinës; 6. Ndërveprimi me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve”, thuhet në komunikatë të jenë përgjegjësitë e Komitetit të themeluar të mërkurën.
Kryeministri Kurti me të themeluar këtë komision, tha se gjendja në shëndetësi është tepër e rëndë për ta menaxhuar vetëm ministri.
Ai shtoi se qytetari në rend të parë e ka shëndetin, e sipas tij, nuk do të mungojë përkushtimi personal në asnjë moment.
Edhe
Latifi: Komisioni për shëndetësi nuk e zbeh funksionin tim, por e fuqizon
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, deklaroi se ka qenë i nevojshëm një komitet i tillë.
-
Kryeministri vlerëson që gjendja në shëndetësi është e rëndë për ta menaxhuar vetëm ministri Latifi
-
Kurti: Gjendja në shëndetësi aq e rëndë saqë me të s’mund të merret vetëm ministria
-
Formohet Komisioni ekzekutiv për Shëndetësi, udhëhiqet nga Kurti
-
Kurti e Latifi me plan të ndryshëm me njëri-tjetrin për shëndetësi