Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kritikuar Qeverinë derisa ua ka uruar vitin e ri punëtorëve arsimorë, policisë, punëtorëve shëndetësorë, zjarrfikësve, punëtorëve të administratës, gjithë shërbyesve civilë dhe punëtorëve në sektorin privat.
Sipas SBASHK-ut, gjatë konferencave përmbyllëse nga ministrat e Qeverisë aktuale, nuk u gjet asnjë minutë për t’u përshëndetur këto kategori.
Kjo sindikatë ka uruar që në vitin 2025 vendi të ketë “kryeministër e Qeveri dhe jo sulltan e pashallarë”.
“Qeveria nuk ua uruan, po ua uron SBASHK. U mbajtën konferenca përmbyllëse me mediat në këtë fundit dhe duke u nisur fakti se as kryeministri Kurti e as ministrat e kësaj qeverie nuk e gjetën as edhe një minutë për të përshëndetur policinë tonë, që ka dhënë qindra shembuj në mbrojtje të atdheut, as punëtorin e arsimit, që u bë simbol i qëndresës në vitet e 90-ta e deri sot, as për administratën publike e as për zjarrfikësit e shërbyesit tjerë të popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
-
Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla për 100 euro që s'na jepte, si mund të na japë tash pagën e 13-të
-
Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
SBASHK-u s’i përjashton protestat e grevat në shtator, e kritikon Qeverinë për mungesë dialogu
-
Jasharaj: Qeveria Kurti s’deshi dialog, s’i përjashtojmë protestat e grevën