Arbëri

Rubin mohon: Thaçi s’e refuzoi Rambujen për shkak të çarmatosjes së UÇK-së

James Rubin

Dëshmitari James Rubin mohoi se njëra ndër arsyet se pse Hashim Thaçi nuk e ka nënshkruar në raundin e parë marrëveshjen e Rambujesë, ishte se nuk donte që UÇK-ja të çarmatosej.

“Jo. Me sa di unë, jo”, tha James Rubin, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjatë bisedimeve në Rambuje, Rubin tha se pala shqiptare kërkonte siguri nga NATO që do të përdorte forcën e saj nëse forcat serbe do vazhdonin me shtypjen e tyre.

“Kërkohej siguri që të jepnin nga NATO që do të vazhdonte më tej me procesin, pra me premtimin e saj që të përdorte forcën e saj në qoftë se serbët vazhdonin me shtypjen e tyre, nëse serbët nuk e bënin këtë gjë, nëse Qeveria serbe nuk nënshkruante atëherë kërkonin që t’iu jepnin siguri që në rast që të gjithë të tjerët nënshkruanin, atëherë NATO të tregonte forcën”, tha ai.

Rubin tha se shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre në Rambuje kërkonin siguri prej ndërkombëtarëve që ta mbanin premtimin e tyre.

“Ata po kërkonin për siguri që ne do iu jepnim atyre dhe që do të mbanim premtimin tonë”, tha James Rubin.

Rubin tregoi se Hashim Thaçi kërkonte edhe miratimin e Adem Demaçit për marrëveshjen e Rambujesë dhe se kjo tregonte se ai nuk ishte vartësi i tij, por epror i Thaçit.

Rubin tregoi se sa e ka kuptuar ai, Demaçi kishte kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë.

 

Lexo përditësimet tjera
James Rubin dhe Hashim Thaçi

Ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, dëshmon në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit,...