Rrugët në komunën e Rahovecit dhe të Malishevës raportohet se janë të kalueshme.
Përmes një komunikate për media komuna e Rahovecit bën të ditur se, “bora që ka vazhduar të bjerë nga mëngjesi i ditës së sotme në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, nuk ka paraqitur probleme pasi që është intervenuar me kohë, nga kompania e cila është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit shprehet se kompania komunale për mirëmbajtjen e rrugëve dimërore, ka filluar punën sipas vendbanimeve që janë prioritet dhe janë pastruar këto rrugë; Rruga për fshatin Zatriq, Rruga Rahovec-Drenoc-Pastasel-Kaznik e deri në Sarosh, Rruga nga Kramaviku deri Guri të kuq si dhe të gjitha rrugët që kanë vështirësi për qarkullim të veturave. Prandaj, si autoritete komunale jemi në koordinim të vazhdueshme me të gjitha institucionet qendrore që rrugët regjionale të fillojnë me pastrimin e rrugëve”, thuhet në komunikatë.
Kurse Komuna e Malishevën bën të ditur se gjendja më e vështirë është në vendbanimet malore, edhe pse kompania kontraktuese, është duke bërë pastrimin e borës në rrugët e këtyre fshatrave.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, rrugët janë të kalueshme, por ka vështirësi, pasi bora po bie vazhdimisht dhe rrugët po mbulohen me borë. Morina, i cili gjatë ditës së sotme, ka qëndruar edhe në fshatrat e thella malore, si në Berishë dhe Fshat të Ri, tha se, “kompania kontraktuese është duke pastruar rrugët, por ato shumë shpejt mbulohen nga bora”.
Morina, gjithashtu ka theksuar, se edhe rrugët rajonale, që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës gjithashtu janë vështirë të kalueshme, pasi deri pas orës 16:00, nuk është intervenuar në pastrimin e rrugëve.
Përndryshe bora ka mbuluar të gjitha rrugët dhe rrjedhimisht edhe qarkullimi është i vështirësuar, por rrugët janë të hapura.