Policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 125 mijë gjoba për qytetarët që kanë shkelur masat anti-COVID, që kur ka hyrë në fuqi Ligji anti-COVID, ka njoftuar Policia në një përgjigje për KOHËN.
Saktësisht, nga 26 gushti kur ka hyrë në fuqi ky ligj e deri sot Policia ka shqiptuar 124 mijë e 823 gjoba.
Nga kjo nënkuptohet se janë ndarë mesatarisht 850 gjoba në ditë.
Gjoba më e ulët ka qenë ajo 35 euro, për mosvendosje të maskës. Në përllogaritjen më të ulët i bie që ndaj qytetarëve të Kosovës që kanë shkelur masat anti-COVID janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 4.36 milionë eurosh.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 300 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia për shkelje të masave anti-COVID
-
2.238 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit
-
Afër 3000 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në Kosovë
-
Shqiptohen mbi 2 mijë gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19
-
2520 gjoba për 24 orë në Kosovë për mosrespektim të masave anti-COVID