Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Afër 3000 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në Kosovë

Policia e Kosovë po vazhdon gjobitjen e personave të cilët nuk i respektojnë masat anti-COVID.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2972 gjoba në bazë të ligjit për COVID-19.

Masat e vendosura nga Qeveria ndër të tjera janë edhe mbajtja e maskës dhe kufizimi i orarit të lëvizjes.

Numri i rasteve të vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 në vend vazhdon të mbetet i lartë.

Vetëm të mërkurën kanë vdekur 24 persona dhe janë regjistruar 1029 raste me koronavirus.