Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga qeveria.
Shkak i mosrespektimit të masave policia po shqipton edhe gjoba.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm brenda një dite, pra të mërkurën policia ka shqiptuar 190 gjoba. Ndërsa të martën policia shqiptoi gjoba për 233 qytetarë.
Ndërkohë që masat antiCOVID-19 u vendosen pasi në javën e dytë të muajit gusht ishin rritur rastet pozitive me koronavirus.
Sipas këtyre masave, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.Gjithashtu në vendim thuhet se muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.
Ndërsa në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), njoftoi për një të vdekur dhe gjashtë raste të reja me koronavirus.